Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

yacht hotel sarande

Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

Me më shumë fat ishin disa turistë gjermanë  që u erdhën në ndihmë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë. 5 turistët nga Gjermania  kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.

Ndërsa Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi konstatoi dhe menjëherë u shkoi në ndihmë dy turisteve nga Guatemala që lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta pasi nuk vijonin dot lundrimin për tu kthyer në breg.

Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi vuri re dy shtetase me një Kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur “Gjiri i Himarës”, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset të cilat rezultuan turiste nga Guatemala.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu