Një video skandaloze po qarkullon në rrjete sociale që tregon tuba me ujë të zi që derdhen në det. Kantieri i ndërtimit duket të jetë i Vlora Marina, investimi më i madh në Vlorë.

Qytetari vlonjat denoncon me emër oligarkun Samir Mane kreu i Balfin group  që së bashku me Brunes po ndërtojnë Vlora Marinën.

yacht hotel sarande

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@mespec.al)

I revoltuar qytetari e akuzon se po ndot detin ne Vlorë, i kontaktuar nga MeSpec.al agjencia e tureve që e ka postuar këtë video në TikTok thotë se kjo panoramë e shëmtuar shpaloset para syve të qindra turistëve që qarkullojnë çdo ditë me anijet turistike që ofrojnë ture nga ky port në drejtim të Karaburunit e Sazanit.

Uji i ndotur që derdhet në det dhe duket qartë nga pamjet i përket një megainvestimi dhe një prone që oligarkët e përfituan për dy qindarka.

Sipas Birn, qeveria i transferoi kundrejt çmimit simbolik 57 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Vlorës biznesmenëve Geront Çela dhe Saimir Mane, pa përftime në dukje për publikun dhe shtetin.

Në mars të vitit 2021, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi që ta jepte portin ekzistues me koncesion dhe sipërfaqen e truallit prej 57 mijë metrash katrorë me qira simbolike prej 1 Euro për ndërtimin e një marine turistike dhe një kompeksi luksoz rezidencial të quajtur “Vlora Marina”.

Sipas një investigimi të BIRN, qeveria e bazoi vendimarrjen e saj në ligjin kontrovers për “Investimet Strategjike” dhe një vendim të vitit 2014 të Këshillit të Ministrave për dhënien e pasurive shtetërore me qira ose enfiteozë – e njohur ndryshe si nisma “Shqipëria 1 Euro”.

Projekti “Vlora Marina” është një sipërmarrje e përbashkët e biznesmenëve Geront Çela dhe Samir Mane përmes kompanisë së tyre “Marina Residences Vlorë”, e cila zotërohet në 90% të aksioneve nga Çela dhe 10% nga grupi “Balfin” i Manes.

“Marina Residences Vlorë” synon që të ndërtojë rreth 663 apartamente dhe dy hotele mbi një truallin shtetëror prej 57 mijë metrash katrorë dhe planifikon të arkëtojë dhjetramilionë euro nga shitja e apartamenteve në dhjetë vitet e ardhshme.

Ekspertët e ekonomisë e kritikojnë këtë model sipërmarrjeje, pasi nuk shohin përfitime për buxhetin e shtetit.

Sipas kontratës së qirasë me Ministrinë e Financave, kompania “Marina Residences Vlorë” e ka marrë truallin në gëzim të përkohshëm për një periudhë 20-vjeçare për të ndërtuar kompleksin rezidencial dhe hotelet me 4 dhe 5 yje. Prej fillimit të sezonit turistik, ajo ka nisur të shesë apartamente në ajër me çmim mesatar prej 3050 Euro/m2, në rrethana të paqarta pronësie.

Projekti “Vlora Marina” lindi në dhjetor 2020, vetëm dy muaj pasi qeveria shqiptare projektoi transferimin e portit të Vlorës në zonën e Triportit.

Në fillim të vitit 2021, konsorcumi i operatorëve i përbërë nga “Marina di Valona” dhe “Brunes” me aksioner Geront Çelën, kompania angleze “Marina Projects Ltd” dhe ajo e ndërtimit “Ndregjoni” sh.p.k i paraqitën qeverisë shqiptare një projekt të integruar për marrjen me koncesion të portit si dhe ndërtimin e një resorti rezidencial ngjitur me marinën turistike.

Projekti rezidencial shtrihet mbi truallin ekzistues të portit të Vlorës me një sipërfaqe të përgjithshme prej 57 502,5 metra katrorë.

Konsorciumi mori një përgjigje të shpejtë nga autoritetet.

Më 29 mars 2021, konsorciumi u shpall fitues i koncesionit të portit të Vlorës nga Ministria e Infrastrukturës dhe në të njëjtën ditë fitoi edhe statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Si masë mbështetëse, konsorciumi fitoi 57 mijë metra katrorë tokë që zotërohej deri në atë kohë nga porti i Vlorës.

Më 10 gusht 2021, konsorciumi themelon dy kompani për operimin e të drejtave të fituara; shoqërinë koncesionare Marina Vlorë sh.p.k për koncesionin e portit dhe “Marina Residences Vlorë” për ndërtimin e kompleksit rezidencial.

Në tetor 2021, Këshilli i Ministrave autorizoi përmes VKM 599 Ministrinë e Financave që të lidhte kontratën e qirasë me tarifë 1 euro me katër kompanitë pjesmarrëse në konsorcium.

Kontrata e qirasë u firmos më 23 nëntor 2021 nga ministrja e atëhershme e Financave, Delina Ibrahimaj me kompaninë “Marina Residences Vlorë”, një kompani tjetër nga katër kompanitë e konsorciumit që autorizonte Këshilli i Ministrave.

Gjashtë ditë pas firmosjes së kontratës së qirasë, kompania angleze “Marina Projects Ltd” largohet nga projekti dhe i shet aksionet e veta [10%] në të dy kompanitë e krijuara për 2 mijë euro secilën.

Në janar 2022 largohet edhe kompania tjetër fituese “Ndregjoni” përmes shitjes së aksioneve për 100 lekë në secilën prej kompanive.

Në qershor 2022, projekti i kompleksit rezidencial gjen një ortak të ri, grupin “Balfin” të biznesmenit Samir Mane.

Grupi Balfin përshkruhet si “shoqëri me historik në fushën e investimeve strategjike” në dokumentin e mbledhjes së ortakëve, i cili kishte shprehur interes të angazhohej në projektet e reja të shoqërisë “Marina Residences Vlorë”.

“Balfin” pagoi rreth 3 milionë lekë për zmadhimin e kapitalit të shoqërisë në këmbim të një kuote të barabartë me 10% të aksioneve.

Ndryshimi i aksionerëve pas përfundimit të kontratës së qirasë me Ministrinë e Financave, kompania “Marina Residences Vlorë” do të marrë në gëzim të përkohshëm sipërfaqen prej 57,502 m2 në Gjirin e Vlorës në këmbim të një investimi prej 9.8 miliardë lekësh [93 milionë euro] mbi këtë truall dhe punësimin e të paktën 100 punonjësve.

Apartamentet llogariten të shiten me 750 euro/m2, por ndryshe nga plani i biznesit, kompania “Marina Residences Vlorë” po shet sot me çmime që variojnë nga 2500 Euro në 3500 Euro për m2, duke siguruar një normë fitimi gati 3 herë më të lartë se ajo që thuhet më dokumentin e miratuar.

Me çmimet e tregut, kompania planifikon të arkëtojë rreth 180 milionë euro vetëm nga shitja e njësive rezidenciale, ndonëse në planin e biznesit ky zë ishte 58.6 milionë euro.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu