Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës tanimë kanë akses në autostradën Thumanë-Kashar. Mbi 2 muaj protesta nga ana e banorëve dhanë rezultat më në fund. Sot automjetet kanë hyrë dhe dalë në autostradë.
Lajmi është bërë publik nga kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, i cili shprehet se aksesi në rrugën Thumanë – Kashar është bërë realitet. Në një postim në facebook, sheta shprehet se nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Sipas tij, aksesi u mundësua fal rezistencës së banorëve të cilët detyroheshin të shkonin në Kashar për të mbërritur në banesat e tyre.

yacht hotel sarande

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

Konfirmohet fitorja e krutanëve. Sot u hap rruga, qytetarët kanë akses në rrugën Thumanë – Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. Bashkëqytetarët e mi nga Kruja, Fushë -Kruja, Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana fituan përballë arrogancës qeveritare, kërkesa e tyre e drejtë triumfoi.

Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

Falenderimi dhe mirënjohja për ata që qëndruan, nuk u shitën as u blenë, që vunë Krujën të parën, para interesave të vogla meskine, që lanë çdo gjë dhe na u bashkuan në protestë është pak. Ne mundëm të gjunjëzojmë një pushtet sepse ishim në të drejtën tonë legjitime dhe morale, por e bëmë këtë gjë të gjithë së bashku.

Eshtë ky shembulli më i mirë se si fitohet një kauzë e drejtë, se si asnjë pushtet, asnjë regjim nuk mund t’i ndalojë qytetarët për të kërkuar atë që iu takon.

Duke iu falenderuar edhe njëherë apeli im është që të kemi Krujën të Parën! /Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu