Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pati një përplasje fizike me këshilltarin tjetër, Halit Valteri.

Blushi: Prej 5 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit e narkopolicisë, për të dhënë sqarime mbi atë ngjarje të shëmtuar, atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati.

yacht hotel sarande

Dhe siç do ta marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigja do të jetë shembullore në çdo strofull komsariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në mënyre dëmokratike edhe shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu