Stadiumi plot, por Shqipëria nuk ia del në shtëpi. Të brishtë, dukshëm pa një plan B dhe të mefshtë në duele tek për tek.

Kështu mund të përmblidhet performanca e sotme e lojtarëve të kombëtares shqiptare, e cila humbi 0-1 në “Air Albania”përballë Gjeorgjisë.

yacht hotel sarande

Goli i shënuar nga Kochorashvili ishte një kryevepër individuale, e cila la me gojën hapur mbrojtjen tonë dhe portierin Strakosha. Ishte goli i vetëm i takimit, por i mjaftueshëm për të humbur një pikë, të cilën mund ta kishim siguruar duke u mbrojtur më mirë dhe duke gabuar më pak në daljet në kundërsulm.

Mesfusha e miqve ishte spektakolare, me teknikë thellësisht të lartë krahasuar me lojtarët tanë. Pjesa e parë kishte më shumë barazpeshë se e dyta, në të cilën skuadra kuqezi u duk thuajse e dorëzuar dhe jashtë ritmi. Shqipëria kishte thuajse dy vite pa humbur në shtëpi dhe duket se sonte ishte nata kur ne duhet të rikthehemi me këmbë në tokë dhe të masim mirë forcën që kemi.
Kujtojmë se Shqipëria luan në grupin B të Nations League. Ndeshjen e parë kuqezinjtë fituan 1-2 kundër Ukrainës me gola të Ismajlit dhe Asanit. /Telesport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu