Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 15:00 kundër Kroacisë, për ndeshjet e dyta në Grupin B të Euro 2024. Tanimë trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë dalë me formacionet zyrtare.

Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanase, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para. Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.

yacht hotel sarande

Në Grupin B të Euro 2024, Spanja dhe Italia janë me tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë.Shqipëria 4-3-3: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu