Festivali i çajit dhe i kafesë “Coffee and Tea Festival” po mbahet për herë të tetë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Emra të njohur të markave të cilat merren me përpunimin dhe shitjen e çajit dhe kafesë zunë vend në sheshin “Zahir Pajaziti” me tendat dhe karriget e tyre.
Shumë qytetarë të moshave të ndryshme po shijojnë çaj dhe kafe pa pagesë në qiell të hapur dhe nën rrezet e diellit.
Në këtë festival marrin pjesë rreth 25 përfaqësues të brendeve të huaja dhe vendore.
Qëllimi i këtij festivali është promovimi i artit, kulturës dhe traditën e të bërit kafe dhe çaj në Kosovë.
Në këtë festival po marrin pjesë edhe personat me sindromën Down, të cilët po shesin produkte të cilat i kanë bërë vetë ata.
Organizimi u bë nga “Prishtina Groove” dhe është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu