Policia thotë se deputetët kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren, thyen karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë, sende të forta dhe kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Policia e Tiranës informon se ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetëve të PD-së që dje u bënë pjesë e veprimeve të dhunshme në Kuvend dhe djegies së karrigeve.

yacht hotel sarande

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

– Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

– Bledjon Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dhurata Çupi, 51 vjeçe,
– Flamur Hoxha, 56 vjeç,
– Xhelal Mziu., 57 vjeç,
– Lefter Gështënja., 52 vjeç,
– Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç
-Ina Zhupa, 37 vjeçe,
– Lindita Metaliaj, 47 vjeçe,
– Dashnor Sula, 59 vjeç,
– Luan Baçi, 61 vjeç,
– Lodovik Hasani, 57 vjeç,
– Asllan Dogjani, 57 vjeç,
– Helidon Bushati,51 vjeç,
– Erisa Xhixho, 39 vjeçe,
-Saimir Korreshi, 40 vjeçe,
– Sorina Koti 43 vjeç,
– Edmond Spaho, 66 vjeç,
– Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,
– Vangjel Dule , 56 vjeç,
– Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
– Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.G/Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu