SPAK i ka komunikuar Sali Berishës akuzën “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.

Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës. Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.

yacht hotel sarande

Me heret iu pergjigj pyetjeve para se te nisej ne spak.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.

Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

A keni kandidat për kryeministër?

Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?

Ju çfarë doni zoti Berisha?

Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu