Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka lajmëruar ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, se kreut të PD-së, Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk do t’i hiqet mandati.

Nikolla është shprehur se mungesa e tij në Kuvend konsiderohet e arsyeshme përsa kohë ai ndodhet me një masë sigurie “arrest shtëpie” kërkuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO, në të dy shkallët e gjykimit.

yacht hotel sarande

“Pas konsultimeve me ekspertë konatitucionalistë, mungesa e Berishës prej 6 muajsh ne Kuvend është me arsye”, mësohet të jetë shprehur Nikolla. Në vijim, Kryeparlamentarja ka deklaruar se qenia e një personi nën këtë mase nuk mund të konsiderohet si mungese pa arsye në Kuvend. “Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore./Dosja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu