Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, foli për mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë nën regjimin e korruptive e mafioz të Rilindjes. “Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar në këtë vend”, theksoi Berisha.

Lideri i opozitës, Sali Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për të mbushur xhepat janë në gjendje të fusin në Shqipëri çdo lloj helmi për qytetarët. Sipas Berishës, Gazheli është ai që me urdhër të Ramës ishte në gjendje të bëntë falsifikimin më të tmerrshëm në Shqipëri.

yacht hotel sarande

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha, u ndal dhe tek ligji për eksportin e mbetjeve ku shtoi se ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh. “Për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi”, nënvizoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së.

Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e paligjshëm të helmeve dhe lëndëve të rrezikshme, duke i akuzuar ata për bashkëpunim në një aferë kriminale që rrezikon jetën e qytetarëve dhe mjedisin. Berisha theksoi se heshtja e institucioneve përballë këtij krimi është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë veprimtari të strukturuar kriminale, duke e quajtur këtë situatë një kërcënim të madh që kërkon urgjentisht formimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka shprehur mirënjojen e tij ndaj atyre protestuesve të pamposhtur, siç preferoi t’i cilësonte, që rrethuan Bashkinë e krimit dhe protestuesve të Thuamës, të cilët luftojnë për djersën e ballit. Sipas Berishës, protestuesit janë të vetmit që e duan vendin dhe që nuk pranojnë kompromisë me klanet kriminale të rilindjes të kryesuar nga Rama, i cili ka uzurpuar çdo pushtet për ta kthyer Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm për qytetarët e saj në Europë dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu