Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë socialiste të Edi Ramës për të taksuar profesionet e lira. Në fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha akuzoi Ramën se ‘me këtë që po ndodh me profesionet e lira, është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha premtoi se taksa e profesioneve të lira do të hiqet e para me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet. Gjithashtu Berisha theksoi se bashkë me taksën e profesioneve të lira do të hiqet edhe taksa e Rrugës së Kombit.

yacht hotel sarande

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanit, në lidhje me dhënien e një tenderi me 99.9% të fondit limit. ‘Altin Dumani i dha ortakut të Karlo Bolinos tenderin me 99.9 % të fondit limit’, u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar denoncimin e tij në lidhje me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe tenderit të dhënë me 99.9% të fondit limit. Sipas Berishës, ‘Dumani bëri tender me Xhorin, me një delinkuent të denoncuar, sepse kërkon të mbushë vetë xhepat’.

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do zhvillohet të premten para Bashkisë Tiranë, ku prej 13 javësh kërkohet dorëheqja e tij, pas publikimit të skandalit të inceneratorit fantazëm dhe dosjes 5D ku drejtorët e tij vidhnin 100% tenderat publike me anë të kompanive të tyre private. ‘Ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 % të taksave, Erion Veliaj’, u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, luftëtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që sjellin te shqiptarët me fjalën e tyre të vërtetat e hidhura të këtij regjimi antishqiptar.

Të këtij regjimi që me qëndrimet e tij përpiqet të shpërbëjë qenien e kombit shqiptar.

Miqtë e mi!

Çdo ditë njëherë dhe njëqind herë në ditë, duhet t’i përsërisni vetes se jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

Se jeni të vetmit që përballeni dhëmb për dhëmb, që denonconi çdo ditë të zezat e këtij regjimi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme.

Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë.

Denonconi dhunimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, kombi i vetëm sot me drejtësi të munguar.

Denonconi me të drejtë çmimet ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që xhepat janë me të ardhura më të ulëtat në Europë.

Denonconi rrënimin e rrufeshëm të kulturës së kombit, institucioneve kulturore kombëtare si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij të lirë.

Denonconi rrokullisjen e pakufishme të arsimit në Shqipëri, rënien në dhjetë vitet e rilindjes së zezë më të madhe në Europë dhe në botë, rënien me 62 pikë në sistemin e PISA-s.

Denonconi me të drejtë shpartallimin e sistemit të shëndetësisë. Sot qytetarët e këtij vendi, me shëndetësinë e premtuar falas nga kryehajduti i kombit, paguajnë sipas Bankës Botërore për kujdesin e tyre shëndetësor, më shumë se çdo qytetar tjetër në Europë.

I rreshtoj këto se të gjitha këto janë njëkohësisht shkaqet për shpërbërjen e këtij kombi.

Kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare.

Profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë.

Që kanë vendosur të mos i vardisen, të mos i luten kujt për punë në shtet, por të ndjekin punën e tyre.

Këto profesione, kjo shtresë përbën shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.

Pikërisht u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës.

Dhe që të detyrohen ose t’i bëjnë të ndaluara shërbimet e tyre për qytetarët, pra të rrisin çmimet, ose të largohen nga Shqipëria.

Me eksperiencën që kanë, të shkojnë në vende të tjera dhe qytetarët të mbeten pa shërbimet, të cilat në tërësi janë shërbime jetike për çdo shoqëri, për çdo komb.

Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin.

Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen.

Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.

Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre.

Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët.

PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit.

Miqtë e mi!

Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një kupolë e tmerrshme mafioze, kombëtare dhe ndërkombëtare, rëndon çdo ditë mbi qenien e tyre.

Sot po lexoja se Altin Zamani ka firmosur tender me negociata me 99.9 përqind të fondit limit. Me 99.9 përqind vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Edhe njëherë, çdo shqiptar duhet ta dijë se flamuri i zi i vjedhjes ngrihet në çdo tender që jepet me 99.9 përqind të fondit limit.

Se aty ku tenderi jepet me 99.9 përqind të fondit limit, aty më së paku 30, 40 përqind vidhet nga autoriteti kontraktues.

Dhe i thuhet 99.9 përqindëshit sill këtë fond limit, që të ndajmë bashkë shumat.

Po cila është kompania që fitoi tenderin 99.9 përqind të Zamanit?

99.9 përqind tenderin e mercenarit Altin Dumani e fitoi TBS 96 e ortakut të Karlo Bolinos, famozit Xhori.

Famozi Xhori është i denoncuar në SPAK si një hajdut i tmerrshëm që së bashku me Ogerta Manastirliun, firmosën tenderin e mushkërive artificiale, respiratorëve, të çelur dhe të mbyllur për 24 orë.

Dhe nga 50 respiratorë, Artan Xhori, Artan Bolino, Artan Rama solli 5 gjithsej.

Ky është.

KLSH ka bërë detyrën e tij, e ka denoncuar publikisht këtë mafioz së bashku me Bolinon.

Përdorin lidhjet me Ramën për të fituar tendera 99.9 përqind apo të korruptojnë.

Po kush është ky Artan Xhori?

Ky është autori i tenderave për dekoderat.

Edhe atë tender, të denoncuar nga Sali Berisha me forcën më të madhe, Xhori i Bolinos e fitoi me 99.9 përqind.

Ai nuk zbret, nuk di të zbresë nën 99.9 përqind.

Tendera të tjera në spital me Jotin e Digitalbit. Ndëshkoi shqiptarët. Solli aparatura jashtë çdo standardi.

E megjithatë, ky është i preferuari i Altin Dumani, i pengmarrësit Altin Zamani!

Po si mund të bësh tender ti me negociata me një delinkuent të denoncuar? Sepse je vetë si ai, do të mbushësh xhepat.

Ja pra, shtrojani pyetjen vetes, a nuk jeni ju shpresa e vetme e këtij vendi?

Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë vendimtare për shpëtimin e këtij kombi nga ky agresion mizor i mafies shqiptare dhe ndërkombëtare, më të rrezikshmen, më shkatërrimtaren që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Miqtë e mi!

E premtja po vjen.

Erion Veliaj vazhdon sfidon revoltën popullore.

Sfidon qytetarët!

Vazhdon të qëndrojë në detyrë si qeveritari i zi me modelin e vjedhjeve 100 përqind.

Hotelet e tij me 5 yje lartësohen çdo javë sepse mercenari Dumani është bërë parzmore e tij, e amniston atë!

Shpresa e vetme për Shqipërinë, për shqiptarët, jeni ju.

Ta kapni për zverku këtë mafioz të shpifur, ta nxirrni nga zyra, ta varni në shtyllën e turpit të historisë.

Qytetarë dhe qytetare, ftesa ime për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, t’i dalë zot vetes, të marrë fatin e tij në duart e veta.

Të marrë fatin e shqiptarëve në duart e tij.

Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët.

Shqipërinë po e zhbëjnë mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria sot ka lëshuar klithmën e shpëtimit që duhet ta dëgjojë çdo bir dhe bijë e saj.

Ndaj dhe ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 përqind të taksave, Erion Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu