27 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin me 3 të vrarë në Memaliaj. Burime për Report Tv,  bëjnë me dije se deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, ndërsa po vijohet me kontrolle intensive në terren.

Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, njëri drejtonte makinën dhe tjetri ka qëlluar me armë automatike në drejtim të viktimave.

yacht hotel sarande

Shënjestër e atentatit që ndodhi mesnatën e së shtunës ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave. Po ashtu, viktima kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu