Justin Timberlake u arrestua mbrëmë në Sag Harbor, Nju Jork, pasi dyshohet se kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur, tha një zëdhënës i policisë për CNN.

Timberlake i cili ndodhet ne paraburgim do të dalë në gjykatë sot, tha për CNN një zëdhënës i Gjykatës së Drejtësisë Sag Harbor.

yacht hotel sarande

Sag Harbour është një fshat i vendosur në Long Island lindor. Sipas People, Timberlake u arrestua menjëherë pasi u largua nga një darkë në hotel.

Timberlake është aktualisht në turne me albumin e tij më të fundit, “Everything I Thought It Was”. Ai është planifikuar të interpretojë në Çikago në United Center të premten.

Gjatë fundjavës, Timberlake shkroi një homazh për dy djemtë e tij dhe ndau planet e tij për Ditën e Babait në një postim në Instagram.

“2 dhuratat e mia më të mëdha. Mësoj më shumë për veten çdo ditë vetëm sepse të dy më zgjodhët mua për të qenë babi juaj. ..”

Timberlake, 43 vjeç, është i martuar me producenten dhe aktoren Jessica Biel. Çifti u martua në vitin 2012 dhe janë prindër të Silas, 9, dhe Phineas, 3.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu