Policia Vlores identifikoi hajduutet e e dy turistëve gjermanë dhe njëri prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri për shkak të moshës do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.Gjermanëve iu vodhën para, pajisje elektronike, celularë dhe sende të tjera në brenda ne makinen e tyre. Te gjitha sendet e vjedhura iu kthyen turisteve.

Njoftimi i policise

yacht hotel sarande

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në 📍plazhin “Lapardha”, Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 22”, u bë e mundur identifikimi i autorëve.

Reagim i Ministrit Balla

Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit📍Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj. Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut./Mespec.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu