Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt, ka rënë në prangat e policisë së Portugalisë.

52-vjeçari është kapur në Lisbonë për trafik ndërkombëtarë droge, si pjesë e bandës ballkanike.

yacht hotel sarande

Arben Kaçorri jetonte prej 11 vitesh në Lisbonë dhe banonte në një ndërtesë luksoze.

Ai është dënuar në Itali me rreth 22 vite burg për vrasje.

Sipas mediave të huaja, kunati i Martinajt ka drejtuar një rrjet trafiku ndërkombëtar droge, i cili operonte në Portugali dhe Holandë, së bashku me portugezo-brazilianin Icaro Leddy Gouveia.

Ky i fundit mban pasaportë holandeze dhe jetonte në të njëjtën ndërtesë me Kaçorrin.

Të dy ndodhen në burgun e sigurisë së lartë Monsanto, në Lisbonë, ku presin zhvillimin e hetimeve.

Atyre i janë sekuestruar sasi të mëdha parash, disa automjete të shtrenjta, mallra luksi, sisteme komunikimi dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

Sipas autoriteteve portugeze, ata kanë kryer disa krime të dhunshme që synonin të zotëronin trafikimin e drogës përmes përdorimit të forcës dhe përdorimit të armëve të luftës.

Trafiku ndërkombëtar i kokainës kishte si epiqendër portet e Roterdamit dhe Antëerpen, në Belgjikë./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu