Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi.
Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët.
Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.
A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd.
Tani pse nuk flet o kriminel. Pse nuk flet? Çfarë janë anijet dhe mbetjet e rrezikshme.
ujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria, kush ta ka mbyllur ty gojën, kush ua ka mbyllur gojën doganave të vendit, autoritetit portual, inspektoriatit të mjedisit, inspektoriatit të punës, tatimeve, policisë, SHISH.
Institucioneve të krimit që heshtin si fije bari, në një kohë kur nga Shqipëria eksportohen helm dhe vdekje dhe askush nuk flet prej tyre.
Edi Rama nxirre kokën ku e ke futur se nga ky spiral nuk del dot.
Cili është biznesi yt me helme, thuajua shqiptarëve.
Me kë e kryen ti këtë biznes.
Çfarë lëndësh helmuese toksike prodhon apo dezaktivizon në Shqipëri.
Shqiptarët duhet të dinë se çfarë kërcënimi kanë bërë dhe bëjnë këto për fëmijët e tyre dhe jetët e tyre.
Kjo nuk kalon, fshihu sa të duash.
Posto çtë duash, mashtro çtë duash, por këto të vërteta do të dalin në dritën e diellit dhe ti do të marrësh ndëshkimet që meriton.
Duke ju falenderuar me mirënjohje të pakufishme dhe njëherë, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë kundër këtij regjimi.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu