Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas përfundimit të protestës kanë shkruar në vendin ku pu kryhen punimet për Teatrin e ri.

Pasi kanë hyrë, kanë nisur të filmojnë punimet dhe janë kapur dhe dhunuar verablisht dhe fizikisht, Adriana Kalaja, Adriana Tolka, Edmond Budina, Julinda Emiri.

yacht hotel sarande

Në video shihen se si janë përpalsur fizikisht nga punonjësi shtyn aktivisten dhe juristen Adriana Kalaja si dhe regjisorin Edmond Budina.

“Pas protestës së sotme para Bashkisë, disa nga ne shkuan në sheshin e teatrit për të parë vijimin e “punimeve” pas deklaratës që Erion Veliaj, që po mban peng bashkinë e Tiranës, bëri nga ky shesh.

Te hyrja ishin dy punëtorë të cilët paqësisht na lejuan hyrjen. Pas pak minutash, sapo filluam të filmonim, një civil në mënyrë të dhunshme rrëmben telefonin dhe fillon të ushtrojë dhunë verbale dhe fizike ndaj Adriana Kalasë, Adriana Tolkës, Edmond Budinës, Julinda Emiri, në shkelje të çdo ligji, çdo të drejte dhe çdo logjike.

Në sistemin e përmbysur ku kriminelët vishen me kollare dhe intelektualët shkelen me këmbë, një analfabet i paemër i jep të drejtën vetes të vërë dorë mbi femra, mbi zotërinj në moshë, mbi të shkolluar e artistë që mbrojnë të drejtën dhe pronën publike. Fjalët janë të tepërta, në videot e mëposhtme mund të shihni gjithë Shqipërinë në pak minuta”, shkruhet në faqen e Aleancës së Mbrojtjes e Teatrit./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu