Parkimi “Kiss & Fly” t’i vjedh paratë nga xhepi sa hap e mbyll sytë! Si i rrëmbyer nga një prestigjator i talentuar, 300-lekëshi fluturon.

Po, po fluturon.

yacht hotel sarande

Në rrjete sociale gjen ankesa pa fund sesi një rrugë prej 2 minutash bëhet 4 e 5 minuta dhe periudha pa pagesë mbaron më shpejt nga sa e kishe planifikuar.

Trau që mezi e hapet e mezi mbyllet.

Punëtorët e arkës që mezi gjejnë paratë për të kthyer kusurin e pagesave etj, etj stile që vetëm hajdutët e xhepit i dinë.

Kush e ha, e ha.

Shpesh udhëtarët ankohen se janë tarifat më të shtrenjta që kanë parë në aeroportet nga janë nisur.

Personi që solli faturën në redaksi ankohet se një ditë më parë në Rinas qëndroi sa për të zbritur pasagjerët dhe pjesën më të madhe të kohës priti në radhë që çunaku i ngathët me paratë te kasa të mbaronte punë me makinën përpara.

Dhe fap minutazhi kishte kaluar.

Të tjerë vënë re se që nga ngadalësia e ngritjes së traut je i destinuar t’i paguash 300 lekët pas 4 minutave qëndrim.

Një vjedhje magjike e pastër fare që turpëron dhe emrin të cilin ia kanë vënë aeroportit të magjistarëve , “Nënë Tereza”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu