Ballina Kryesore SHBA kërkon përparim në fushat kyçe të legjislacionit shqiptar

SHBA kërkon përparim në fushat kyçe të legjislacionit shqiptar

22

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

Takimi u përqendrua në fushat thelbësore që ndihmojnë në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies, qeverisjes dhe angazhimit publik në vend.

yacht hotel sarande

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të siguruar përparim në fushat kyçe të legjislacionit shqiptar.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, shkroi ambasada amerikane në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu