Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo misesh siç do ndonjë oborrtar i shitur dhe i blerë i pushtetit është një nga ikonat e ekranit shqiptar.

Prej 30 vitesh është përballur me përplasje me Berishën, me historitë e Ramës, më pas me historinë e Bechettit, tani me një histori në Radio Televizionin e Kosovës ku i janë vërsulur disa çakej, çakejtë e pushtetit në Shqipëri më shumë dhe disa zagarë të shitur dhe të blerë andej kufirit të Kosovës.

yacht hotel sarande

Këta zagarët me emra qytetesh në Shqipëri që herë i paguan Rama, herë koncesionet e qeverisë shqiptare, herë ndonjë llokmë nga pushteti i Kosovës apo të tjerë që rrinë vërdallë këtu.

Ca me apo pa çorape, ndoshta duke mos arritur dot kurrë të jenë në nivelin e Krastës, në ndershmërinë dhe dinjitetin e tij. Tani i janë vërsulur për një ngjarje shumë të thjeshtë. Një media boshnjake raporton një lajm se Vuçiç nga Serbia do të paguajë disa portale në Kosovë.

Kjo bëhet lajm në Radio Televizionin e Kosovës pa përmendur emrat e këtyre portaleve siç i kishte vendosur media në Bosnjë dhe vërsulen çakejtë dhe kërkojnë dorëheqjen e Krastës, pasi ka ikur Bordi Drejtues i Radio Televizionit të Kosovës ku Krasta në fakt mban rolin e drejtorit pasi institucioni nuk ka drejtor. E vërteta është se televizioni ka një redaksi dhe në rast se ka ndodhur një gabim është gazetari që jep dorëheqjen, është kryeredaktori që merr masa për gazetarin, Bordi në mënyrë etike dha dorëheqjen, ndoshta e tepruar.

Por përse duhet ta japë dorëheqjen dhe përse sulmohet Krasta?

Krasta sulmohet se nuk është si ata, pra nuk është i shitur dhe i blerë. Krasta sulmohet se është një “kokëderr i adhurueshëm” sepse nuk pranon që të zbatojë ato që do një mercenar pagesash i Tiranës apo ushtarët e Rilindjes dhe 99-çat në kryeqytet që nuk ia harrojnë emisionin e tij, problematikat që denoncon.

E kanë halë në sy atë të hënën e tij ”të shkretë” ndaj Krasta është aty në pozicionin e tij dhe kurrsesi nuk duhet të japë dorëheqjen sepse nuk është si ata dhe nuk ka arsye për ta bërë këtë.

Një institucion shtetëror nuk funksionon nën presion, shantazh dhe dhunën e disa mjeranëve që kanë dikë halë në sy por në qetësinë institucionale dhe ligjore ndaj dhe Krasta duket se i ka bërë të lajthisin, të çmenden fare dhe të bëhen bashkë të parë e të paparë, të mjerë e të vrerosur, thjeshtë dhe vetëm se duan që Krasta të ikë.

Krasta nuk duhet të ikë dhe nuk do të ikë sepse Krasta thjesht nuk është si ata./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu