“Shqiptarja.com” sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza. Policia thotë se kemi të bëjmë me një gërvishtje mes automjeteve në lëvizje, por debati mes vajzave për gjetjen e shkaktares denigroi në përleshje fizike mes personave që ato thirrën për ndihmë.

yacht hotel sarande

Në pamje duket vetëm njëra nga mjetet, tip “Audi A8”, me krah të kundërt, ndërkohë efektivët e policisë po kryejnë veprimet e para hetimore dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive, teksa pritet edhe ekspertimi auto-teknik për rastin e veçuar, pasi Policia dhe Prokuroria po hetojnë edhe për përleshjen me pasojë plagosjen e njërit prej personave.

njoftimi i policise

Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu