Prezenca e opozitës në Komisionin e Dezinformimit është një domosdoshmëri, pasi puna e tij tejkalon median dhe synon trajtimin e sfidave të sigurisë kombëtare.  Me këtë parim, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu sqaron përse doli nga rreshti i opozitarëve në parlament dhe nuk e la bosh karrigen e tij në këtë komision, ndryshe nga demokratët që e bojkotuan.Përsa i përket pjesëmarrjes sime në komisionin e dizinformimit, në këndvështrimin e zhvillimeve në rajon, Shqipëria dhe vendet e rajonit janë nën sulmet hibrite të Kinës, Rusisë dhe iranit, dhe mendoj që ky nuk duhet të jetë një domein I analizës vetëm i ekzekutivit, por edhe Kuvendit e parlamentit. E në këtë kuptim, kam marr pjesë dhe besoj që është interesi i shqiptarëve, Shqipërisë dhe I partnerëve tanë për të koordinuar veprimtarinë në këtë çështje. Madje Irani k nisur të paguajë grupe kriminale për ndikimin në rajon Ne kemi nevojë që të angazhohemi në cështjet e sigurisë. Për dizinformimin, per sulmet nga aktorë të tretë, është e domosdoshme (pjesëmarrja)Por, për Mediun opozita drejt ka vepruar për bojkotin që i ka shpallur Komisionit Antikorrupsion. Prezenca e opozitës në mekanizmin e ri parlamentar për luftën ndaj korrupsionit, kushtëzohet me pranimin e propozimeve për Reformën Zgjedhore.“Kushtëzimi me reformën zgjedhore është element politik shumë I domosdoshëm i opozitës, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë garancia e një shteti funksional demokratik, e dyta pastaj duhet parë në kushtetutshmërinë e parlamentit dhe mënyra e drejtimit dhe funksionimit duhet të jetë parlamentare, jashtë ndikimit të ekzekutivit, dhe kjo ka qenë qasja që në fillim, interesi i Ramës, veprimet e njënashme të maxhorancës ishte ajo që krijoi mosbesimin e opozitës, dhe këtu opozita nuk mund të bëhet pjesë.”Emrat që do të jenë anëtarë në dy komisionet për Dezinformimin dhe Anti-korrupsionin u miratuan një ditë më parë pas një seance me debate dje në parlament me 73 votat e socialistëve. ‘Dezinformimi’ do të drejtohet nga Erion Braçe me përfaqësues të vetëm të opozitës Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, ndërsa “Anti-korrupsioni” ku emrat e opozitës janë, por ato do të bojkotojnë, do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. \Shqiptarja

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu