Dy pacientë të cilët kanë vdekur në Klinikën Infektive para dy ditësh, e të cilët ishin të infektuar me Covid-19, sipas drejtorit të kësaj klinike Arben Vishaj, kanë pasur edhe sëmundje të tjera kronike.

“Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80-vjeçare, i cili ka qëndruar në Klinikën infektive dy orë, ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike, dhe një pacient tjetër në moshën 67-vjeçare, i cili lëngonte nga sëmundje të tjera të renda kronike, i cili ishte duke u trajtuar më herët në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj në një videodeklarim dërguar mediave.

yacht hotel sarande

Ai ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë me Covid-19 dhe dy prej tyre janë me oksigjenoterapi.

“Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjenoterapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm. Mendoj që nuk ka nevojë për panik, ne jemi duke e përcjellë situatën epidemiologjike me vëmendje të shtuar dhe varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës”, ka theksuar Vishaj./Koha ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu