Të lutem, të lutem, më lër t’i shoh, më lër t’i shoh”, bërtet Mohammad Abu Al Kumsan, duke qarë i dëshpëruar para spitalit ku i thanë se i kishin marrë familjen.

Një mik përpiqet ta qetësojë, e mban në gjoks, i përkëdhel kokën, Mohammad vazhdon të dridhet: këto janë pamjet e marra në Deir al Balah nga një fotoreporter i lirë, që bashkëpunon me CNN.

yacht hotel sarande

Transmetuesi amerikan thotë se të martën në mëngjes, Mohammad shkoi në një zyrë në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës, për të marrë certifikatën e lindjes së binjakëve të tij, Aysal dhe Aser, një djalë dhe një vajzë, të lindur katër ditë më parë.

Sapo ia kishin dorëzuar kur erdhi një telefonatë: “Një raketë izraelite ka goditur banesën e familjes suaj”. Aysal, Aser dhe nëna e tyre, Jumann kishin vdekur në një sulm të IDF.

Ushtria izraelite, raporton Times of Israel, thotë se “nuk ka informacion në lidhje me raportet nga Rripi i Gazës se binjakët e porsalindur dhe gruaja e tij u vranë nga granatimet izraelite”.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi,” tha burri për CNN. “Më thanë se ishte një granatë që goditi shtëpinë”.

Të dy u martuan një vit më parë, në korrik, pak para se të shpërthente lufta.

“Përgjithmonë bashkë”, ka shkruar gruaja Jumann në Facebook duke postuar foton e dasmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu