Autoritetet në Kosovë testuan qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

yacht hotel sarande

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se brenda dy tre ditësh do të publikohet një raport përfundimtar rreth qëndrueshmërisë së kësaj ure.

Testimi i saj ndodh në një periudhë të paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj dhe kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

Ndërsa po kryheshin testimet e urës, zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit serb debatuan rreth mundësisë së hapjes së urës për lëvizjen e makinave. Aktualisht ura përdoret vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se është absurde që ura të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

“Dua të ritheksoj, ashtu aiç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për revitalizimin e kësaj ure, se ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se revitalizimi i saj do të ndihmojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve në veri dhe jug dhe rrjedhimisht do të kontribuojë në shkëmbim dhe mirëkuptim”, tha zoti Krasniqi.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se autoritetet lokale janë të gatshme të dëgjojnë dhe marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve serbë, të cilët kundërshtojnë hapjen e urës dhe kërkojnë që çështja të zgjidhet në kaudër të bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

“E kemi parasysh që ka shumë punë që ende duhet të bëhen, mirëpo kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse kështu që duhet të punojmë dhe të gjitha punët që bëjmë gjithmonë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura që të mos shkaktojmë tensione dhe pakënaqsi te shumica serbe”, tha zoti Atiq.

“Ne flasim për hapje të urës, ndërsa nuk flasim për disa gjëra që janë thelbësore se si duhet të jetojmë më mirë. Nuk po e kuptoj këtë gjendje. Unë e kam përjetuar edhe trysninë nga Lista Serbe. Por, edhe tash kjo situatë është e rëndë për ne. Ne po ndihemi të kërcënuar“, tha Sergjan Gjorgjeviç nga Mitrovica e Veriut.

Pak para debatit policia e Kosovës arrestoi për pak kohë dy pjesëtarë të partisë “Demokracia Serbe”, të cilët sipas njoftimit të policisë penguan një grup punëtorësh që po pastronin disa mbishkrime nacionaliste, që nxisin urrejtje.

Grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestë para ndërtesës së policisë në veri.

“Kanë ushtruar dhunë brutale dhe askush prej këtyre policëve civil nuk na ka treguar që janë pjesë e policisë, më vonë e kemi kuptuar se janë zyrtar policor dhe sjellja e tyre nuk ka qenë aspak profesionale ”, tha Ivan Orloviç, nënkryetar i partisë “Demokracia Serbe”.

Paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për hapjen e urës dhe vendimi i së hënës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, nxitën protesta të qytetarëve serbë dhe kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Në thelb, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë varg hapash kundërproduktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha zëdhënësi Stano.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që këto çështje të trajtohen dhe zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, një proces i ngecur për një kohë të gjatë./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu