Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin. Në fshatin e Shalës 69 vjeçari, Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si ‘sherrxhi’

Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

yacht hotel sarande

40 vjeçari, Klementin Ismailaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu