Ballina POLITIKË Hap pas hapi me numërimin në Himarë/ Kryeson Tavo në 4 kutitë...

Hap pas hapi me numërimin në Himarë/ Kryeson Tavo në 4 kutitë e para nga Lukova

72

Nisi numërimi në Himarë rreth orës 00.50. Të dy kandidatët Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i PS po ndjekin në sallë numërimin.

Nga 4 kutitë e para të Lukovës dhe Piqerasit kryeson Vangjel Tavo me 490 vota. 408 ka Petro Gjikuria.

yacht hotel sarande

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm vlerësoi KQZ

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Komisionet e QV dorëzuan kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88 nga Punonjësit e Policisë, që kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë njoftoi policia.

Opozita kritikoi ndërkohë procesin duke akuzuar Edi Ramën se ka lënë pa votuar 6 mijë vetë. Ata kishin dokumente të skaduara por herën tjetër votuan me urdhër nga ministria e brendshme. Vangjel Dule, kreu i PBDNJ tha se dokumentet u janë rinovuar vetëm atyre që donte PS.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu