Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, bëri një denoncim përpara zyrave të SPAK, një ditë pasi Prokuroria e Posaçcme vendosi të amnistojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn për aferën e inceneratorit të Tiranës.mi këtu për transparencën që po bëjmë në bazë të një vendimi të turpshëm.

Një vendim i turpshëm që është kthyer në provë konkrete për kapjen e SPAK nga duart e mafies së inceneratorëve.

yacht hotel sarande

Dje, ky institucion vendosi që të shpëtojë Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin.

Në veçanti për këtë njeri për të cilin janë bërë qindra denoncime, për Erion Veliajn dhe lidhjen e tij me aferën monstruoze të inceneratorëve.

Dhe sot, SPAK u thotë qytetarëve se Erion Veliaj nuk di gjë për firmën e vet. Për këtë firmë.

Si ka mundësi që SPAK nuk e sheh firmën e Erion Vekliajt?

Si ka mundësi që SPAK mbyll gojën, mbyll hetimet, mbyll veprimet për 12 persona, të cilët nuk mund të shkojnë as me pushime pa lejen e Veliajt, po paskan bërë aferën e shekullit qindra miliona eurosh pa dijeninë e tij?

Ndërkohë që ky njeri ka firmosur, ka vënë firmën e tij, ka dhënë urdhrin e tij për vjedhjen monstruoze të qytetarëve të Tiranës.

Dje SPAK u tha qytetarëve të Tiranës se do të vazhdoni të paguani 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.

Dje SPAK u zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve.

Kjo është e rëndësishme për ët gjithë ata që duan një Shqipëri me drejtësi të vërtetë, por jo një Shqipëri ku drejtësia është kthyer në prostitucion juridik ku arrestohet dikush për të mbrojtur dikë tjetër, ku merret një ushtar për të mbrojtur një pronar, pronarin faktik të inceneratorëve.

SPAK është kthyer në avokatin kryesor dhe themelor të aferës monstruoze të inceneratorëve dhe produkti sot është ky, që pavarësisht hetimeve, pavarësisht fakteve dhe provave, dhe pavarësisht faktit të tmerrshëm që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, sot qytetarët vazhdojnë të paguajnë për këtë aferë korruptive plot 80 mijë euro në ditë.

Dhe pronari faktik i inceneratorëve vazhdon të jetë i lirë.

Ndërkohë që ata që sot janë të arrestuar dhe janë nën hetim, nuk janë asgjë tjetër veçse zbatues të urdhrave.

Edhe grupi i ekspertëve që kishin propozuar Edi Ramës për këtë aferë korruptive, merren nën hetim, kurse Edi Rama që ka firmosur nuk merret nën hetim.

Apo Agaçi nuk merret nën hetim, nuk dënohet, nuk vihet në masë arresti.

Të vetmit që vihen në masë arresti janë njerëzit dhe ushtarët e kësaj afere korruptive.

Kjo është arsyeja themelore pse afera korruptive e inceneratorëve vazhdon dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston.

Mbrojtësi dhe avokati më i madh i kësaj afere korruptive dhe korrupsionit është SPAK.

Nga pretendimi se do ishin heronjtë e fëmijëve tanë, tani SPAK është heroi i arkitektëve të korrupsionit, është heroi i Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu