Paraditja e së mërkurës do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë. Top Channel duke iu referuar burimeve doplomatike, raporton se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 12:20 të së mërkurës. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tone, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.Të njëjtat burime i thanë Top Channel se kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp dhe se punimet për kampin e Shëngjinit kanë përfunduar tashmë.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu