Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha është kthyer në vendlindjen e të atit pas 12 vjetësh. Pas arritjes së majave të suksesit ajo tregon me krenari se nuk i harron rrënjët.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.” – shkruan Rexha në Instagram shoqëruar me një albumin e mikpritjes në Dibër të Madhe në Maqedoninë e veriut.

yacht hotel sarande

Bebe Rexha ndodhet në rajon pasi interpretoi në Sunny Hill Festival në Kosovë. Të dielën ishte edhe në Tiranë ku ka vizituar kushërirën e saj Monika Kryemadhin në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Ato janë parë të pinë kafe dhe madhe duke bërë edhe pazar me njëra-tjetrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu