Ish-zv/kryeministri Erion Braçe shpërthen ndaj faturës më të fundit virale që flet për shtrenjtësinë e jugut shqiptar.  Bëhet fjalë për denoncimin ku pjatat kryesore me peshk të egër dhe karkalecë e fryjnë faturën deri në gjysmë milioni lekë për 4 persona.

Fatura (jo kupon tatimor) u shpërnda nga 4 shqiptarë të Kosovës që siç raportohet drekuan në Orikum pak ditë më parë. Vërtet konsumuan peshq të shtrenjtë por ajo që ne nuk dimë është se a iu tregua vërtet gramatura përpara porosisë apo jo?

yacht hotel sarande

Gjithsesi deputeti socialist ka një tjetër hall. Në postimin e tij i kërkon llogari qeverisë në të cilën ka qenë pjesë dikur se përse nuk jepen kuponë fiskalë në jug, që për hir të së vërtetës  jemi dëshmitarë të gjithë të abuzimit që ndodh dhe dyshojmë nëse qeveria nuk e di këtë gjë apo nuk ka mjetet e duhura t’i gjejë e t’i ndëshkojë ashtu si ndjekin këmba-këmbës në Tiranë punonjësit e policisë bashkiake, fukarenjtë që shesin perime nëpër trotuarë për një kafshatë bukë.

Braçe ka një vërejtje gastronomike, shoqërimi i peshkut me pije energjike.

Ja postimi i tij i plotë në instagram:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu