Tani Shiloh Jolie-Pitt është bërë zyrtarisht Shiloh Jolie. 18-vjeçarja, një nga gjashtë fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, një çift që prej vitesh janë në mosmarrëveshje, kishte paraqitur kërkesën për të ndryshuar mbiemrin më 27 maj, në ditëlindjen e saj.

Tashmë kërkesa është pranuar dhe ndryshimi është bërë i ditur publikisht me një njoftim ligjor në “Los Angeles Times”.

yacht hotel sarande

Lidhur me ndryshimin e emrit publik, në një deklaratë në emër të adoleshentes, avokati i Shiloh, Peter Levine, tha se vajza “mori një vendim të pavarur dhe kuptimplotë pas ngjarjeve të dhimbshme”, duke shtuar se publikimi i lajmit “thjesht pasoi procedurat ligjore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu