Autoritetet amerikane kanë gjetur mjete shpërthyese në makinën dhe banesën e 20 vjeçarit që tentoi të vriste Donald Trump gjatë mitingut që po mbante në Pensilvani.

Automjeti i Thomas Matthew Crooks ishte parkuar pranë vendit të tubimit në Butler. Sipas mediave, arma e përdorur nga i riu ishte blerë ligjërisht nga babai i tij.

yacht hotel sarande

Crooks qëlloi nga çatia e një ndërtesë pranë vendit ku po mbahej mitingu. Për pasojë ish presidenti amerikan u qëllua në vesh ndërsa u dërgua menjëherë në spital.

Autoritetet përdorën armën për të ndihmuar në përcaktimin e identitetit të sulmuesit, pasi ai nuk kishte dokumente identifikimi./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu