Ish-kryeministri Sali Berisha i bën jehonë analistit Michael Martens që pyet; a mos tani ka më shumë shqiptarë në Kosovën e Albin Kurtit se në Shqipërinë me Edi Ramën

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vëtetë të dinjitetit njerëzor, atdhetarisë, kauzës së drejtë të kombit shqiptar.
Një përshëndetje të përzemërt për ju, për oratorët e platformës së parlamentit të lirisë, që përcjellin në zemrat dhe mendjen e shqiptarëve në të 4 anët e vendit, të vërtetat, mesazhet e shpresës, të guximit, qytetarë, politik ndaj këtij regjimi.
Miqtë e mi!
Sonte do ta filloj me postimin që ka bërë pak më parë, njëri nga publicistët dhe analistët më të shquar të Europës, Michael Martens.
Ai shtron një pyetje që në shekuj dhe mijëvjeçarë nuk është shtruar kurrë.
Sot ky njohës i jashtëzakonshëm i zhvillimeve në rajon, pyet se pas censusit që fsheh Edi Rama, a mos ka dalë se ka më shumë shqiptarë në Kosovën e Albin Kurtit se në Shqipërinë me Edi Ramën.
Miqtë e mi!
Në shekuj, Kosova ka qenë vetëm një krahinë e Shqipërisë, e asaj që quhej Shqipëri. Kurse sot Kosova rezulton të ketë më shumë shqiptarë se Shqipëria, falë politikës antishqiptare, antikombëtare të Edvin Ndraghetës, Edvin Mafias, Edvin Armikut të egër të shqiptarëve.
Para disa ditësh deklaroi në Milano, se ata që pretendojnë se janë larguar nga Shqipëria 1 milionë, ata mashtrojnë dhe janë të paturp.
I pa turp, mashtrues dhe armik i këtij kombi dhe qenies ti, je ti dhe vetëm ti që mbulon largimin e mbi 1 milionë shqiptarëve nga Shqipëria.
Je ti më i egri i sundimtarëve që ka njohur ky vend.
Po mor, Enver Hoxha ka pushkatuar 6-7 mijë shqiptarë, por ti ke larguar nga vendi në 10 vite, mbi 1 milionë shqiptarë.
Ti fsheh krimin tënd shekullor, të panjohur ndër shekuj, duke fshehur censusin, regjistrimin e përgjithshëm të popullatës, që ka përfunduar në tetorin e vitit të kaluar.

yacht hotel sarande

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu