Mitingu i opozitës më i madhi që pas gjyqit që i ktheu zyrtarisht PD-në Berishës dëshmoi së pari për mirëfunksionim e pavarur të strukturave të reformuara të PD edhe kur lideri i tyre i izoluar nuk ka mundësi t’i organizojë direkt.

Mirëfunksionimi i këtyre strukturave në bazë është rezultat i procesit reformues të PD pas kongresit të dhjetorit 2021.

yacht hotel sarande

 

Aspekti tjetër i pjesëmarrjes masive në protestë ka të bëjë me pakënaqësinë në rritje që vjen nga rëndimi i gjendjes ekonomike të popullit të thjeshtë.

Ndërsa në pamjet e rrjeteve sociale dhe të paktave tv opozitare që nuk vetëcensurohen paraqiten plazhe bosh që është pa dyshim vështirësi ekonomike e popullit, njerëzit nga të gjitha anët e Shqipërisë në kushte të një nxehti ekstrem vërshojnë drejt Tiranës.

Mjafton kjo pjesëmarrje që e trondit regjimin dhe çon në mënyrë të pashmangshme në realizimin e kërkesës për një qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme.

Sa i takon molotovëve që u hodhën në dyert e kryeministrisë dhe të bashkisë si forma të mosbindjes civile konsiderohen si “kripa dhe piperi në gjellë” sepse në fakt nuk mund të rrezikonin një godinë ku nuk kishte njeri, edhe pse sot në protestën e papritur në bashki duhet te ishin treguar pak më të kujdesshëm.

Mitingu dëshmoi se temperaturat në rritje po sjellin dhe rritjen e temperaturës politike që pritet të shtohet gradualisht me afrimin e zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu