Kryesia e Partisë Socialiste vendos sot se kandidat  në Himarë më 4 gusht do të jetë Vangjel Tavo. Pas përfundimit të mbledhjes, Blendi Klosi ka treguar edhe arsyet pas një vendimi të tillë. Ai u shpreh se Tavo është një figurë politike e njohur, ndërsa shtoi se ai vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

Klosi shtoi se pritshmëritë e PS janë për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv më 4 gusht.

yacht hotel sarande

Bledi Klosi: Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS. Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu