Europiani tashmë do të pres dy sfidat gjysmëfinale që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Mbrëmë u mësua çifti i dytë gjysmëfinalist, ai mes Holandës dhe Anglisë, ndërsa më herët u kualifikuan Spanja dhe Franca.

Në ‘Minuta Zero’ profesori Albert Karriqi dhe menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu diskutuan për sfidat që lamë pas dhe betejat për në finale.

yacht hotel sarande

Karriqi analizoi për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun lojën e holandezëve me Turqinë mbrëmë, si dhe situatën e mbrojtësit De Ligt që ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë europian.

Sipas Karriqit, Holanda ka pika të dobëta, ndryshe nga Anglia që nuk ka por ka ritëm më të ulët.Ndërsa Matraxhiu vlerësoi lojën e holandezëve si dhe traditën e portokallinjve. Më tej shtoi se gjysmëfinalja tjetër Francë-Spanjë nuk ka favorit.Hollanda është ekip i veçantë. Që në vogëli kur shikoja Gulit, Van Basten, Koeman, dukej si ekip që nuk vinte nga toka. E kanë sharmin dhe spektaklin brenda. Por kanë edhe shprehjen se holandezët e kanë argëtim futbolli, pasi për tituj janë keq. Nuk i besoj supersticioneve. E shikoj Spanjën mirë, por nuk është ajo e Xavi, Iniesta.  Një ekip që arrihet dominohet nuk është i pamposhtur.E pamë me Gjeorgjinë, sinjalet e defekteve në mbrojtje jepeshin. Gjermania i bëri bombardim portës së spanjollëve. Nuk ngjan me atë Spanjën dominuese. Pavarësisht se nuk është Franca e ditëve më të mira, a do e dominojë dot. Për mua ka bindur Gjermania më shumë. Them që Franca është ekip i mirë mbrojtje do e përballoj dhe është e rrezikshme kur krijohen hapësirat. E shoh 50 me 50.’/shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu