Një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm u bë vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, Kosove.
Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.
Gjatë hulumtimit u gjet Altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).
Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antikiteti deri në mesjetë.
“E falënderojmë ekipin e ekspertëve, të përbërë nga arkeologët Shafi Gashi dhe Sali Islami dhe skicografin Arbnor Morina, për punën e tyre të kujdesshme dhe për këtë kontribut të çmueshëm”-shkruan kryeministri Albin Kurti ne facebook.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu