Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

yacht hotel sarande

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Megjithese nuk ka asnje precedent penale, burime nga policia bejne te ditur se Ledovik Syziu, 47 vjeç njihej si problematik ne fshatin e tij, gje per te cilen policia po heton nese ka patur ndonje konflikt te koheve te fundit ndermjet tij dhe ndonje banori te zones. Ne deshmine e pare te dhene pasi ka marre ndihmen mjeksore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnje dijeni per autoret apo shkaqet, por nderkohe jane thirrur per tu marre ne pyetje edhe familjare te tij me qellimin per te mesuar per ndonje incident qe mund te kete patur i plagosuri.E po ashtu burime bejne me dije se Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997 i cili eshte i dyshuar si autor i disa ngjarjeve ne kete vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu