Në qytetin e Elbasanit varrezat janë kthyer në problem për të afërmit e atyre që prehen në banesën e fundit. Varrezat nuk mirëmbahen pasi bari nuk pastrohet dhe në këto temperatura të larta është kthyer në strehë ideale për gjarpërinj. Vetëm të afërmit guximtarë mund të futen në parcela dhe të kalojnë me kujdes rrëzë varreve sërish duke u ruajtur nga pickimet e gjarpërinjve.

 

yacht hotel sarande

Këto pamje janë marrë sot në një nga parcelat me më shumë gjarpërinj në varrezat e qytetit të Elbasanit ku dhe plehrat nuk pastrohen.

Disa gra që gjejmë në këto varreza që ndihmojnë qytetarët të pastrojnë barishtet punë të cilën duhet ta bënte bashkia thonë se ekziston një urdhër për ta korrur barin por deri tani askush nuk ka ndërhyrë.

 

Por derisa të zbatohet pamjet e familjarëve me kazma në duar e të trembur nga gjarpërinjtë do të vazhdojnë të trazojnë qetësinë e të vdekurve./Mespec.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu