Në Kosovë, ministria e shëndetësisë njofton se po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga Janari deri në muajin Maj janë realizuar mbi 4 mijë inspektime me qëllim të ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura dhe si rrjedhojë janë shqiptuar 1724 gjoba për subjekte të ndryshme që kanë bërë shkelje të këtij ligji.

Me ligjin e ri për duhanin që do të hyjë shumë shpejt në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro njofton Telegraf.Duhani është një faktor kryesor risku për sëmundjet jo-ngjitëse, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti. Çdo vit duhani vret rreth 5.4 milionë njerëz në botë. Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu