Fillon që në shkollë. Më i forti ka gjithmonë të drejtë, qoftë profesori apo portieri. Dhe kur ata flasin, ju gjithmonë duhet të tundni kokën dhe të buzëqeshni në shenjë miratimi. Nuk i dihet kurrë! T’u biesh në sy për mirë atyre që sot ose nesër mund të të japin diçka, është thelbësore.

Sidoqoftë, duhet të jeni të gatshëm të bëni gjithçka.

yacht hotel sarande

Të kthesh të gabuarën në të drejtë, të tradhtosh shokun e klasës dhe, natyrisht, të lëpish b..ën e profesorit. E kuptoni që nuk i meritonit disa nota, por shkoi më mirë nga sa kishit shpresuar. Zbuloni se kjo mënyrë për të bërë gjërat mund të jetë gjithmonë e dobishme, në jetë, në punë, në marrëdhënie. Mësoni të jeni besnik ndaj “zotërisë” dhe tradhtar ndaj të tjerëve, servil ndaj pronarit dhe dominues ndaj njerëzve të varfër. Mësoni të tundni bishtin kur ai ju ofron një kënaqësi dhe të ulërini kur një vartës ju mërzit.

Ju duhet të mësoni të përdorni shqisat tuaja.

Dije kur duhet të pretendosh se nuk shikon apo dëgjon. Ju vetëm duhet të hapni gojën për të përdorur gjuhën tuaj në funksionin e saj parësor. Kur flisni, e bëni vetëm për të lavdëruar shefin. Kur gjërat shkojnë keq, vraponi në tualet. Më mirë të mos e vendosni veten në situata të sikletshme, mund të bëni një gabim. Fshehja në kohën e duhur është jetike!

Kur të erdhi koha për të gjetur një punë, kërkon një “gomar” politike, është më fitimprurëse. Mjafton të marrësh pjesë në disa takime, të paraqitesh, të shtrëngosh duart, të tregohesh gojëmbël dhe të vetëofrohesh  si shërbëtor në fushatë elektorale. Disa muaj fletëpalosje, sulm dhe lëpirje dhe pjesa më e madhe  e punës është bërë. Ai pasi të sigurohet që gjuha juaj e bën të  prodhojë mjaftueshëm serotonin, do t’ju japë një punë, do t’ju sistemojë në ndonjë zyrë.

Që nga ky moment, nëse doni të bëni karrierë, duhet të përsosni të gjitha teknikat e lajkave dhe t’i përdorni ato me shumë profesionalizëm. Duhet të jeni gjithnjë e më shumë servilë dhe hipokritë. Sepse po rritet “pazari”. Duhen sistemuar më pas të afërmit tuaj, gruaja, miqtë etj… Dhe kështu, duke shpenzuar atë që ka mbetur nga gjuha juaj, duhet t’ia dilni deri në fund.

Do kur të plakeni, ju dhe njerëzit tuaj do të jeni sistemuar të gjithë, por bota po shkon për dreq, falë jush dhe atyre si ju. Falë heshtjeve tuaja, lëshimeve tuaja, tradhtive tuaja, budallallëqeve tuaja. Do ta shikoni veten në pasqyrë dhe do të buzëqeshni duke menduar se në fund të fundit keni kryer detyrën tuaj: keni vendosur veten dhe familjen të parën.

Dhe nëse qyteti juaj, komuniteti juaj, vendi juaj po ecën keq, në dreq vafshin. Çfarë mund të bëni për këtë? Ju mund të kërkoni një mollaqe tjetër të bukur për gjuhën tuaj. Të tjerët që donin të ishin revolucionarë, kritikë, kundërshtarë, përkrahës, intelektualë,  e kanë mbajtur të paprekur dinjitetin, ndershmërinë, lirinë, por në të vërtetë janë të uritur.

Dhe pastaj çfarë ndryshuan? Asgjë, asgjë.

Dhe a e dini pse? Sepse sa të jesh ti dhe ata si ti, e vetmja gjë që mund të ndryshojë është menderja që duhet lëpirë./Mespec.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu