Shpetim Idrizi ne varrezat e Kllogjerit

Shpëtim Idrizi, politikani qe kërceu nga e majta socialiste si delfin për të shkatërruar të vetmen lēvizje nacionaliste që ishte krijuar në Shqipërinë e pas ’90 doli sërish në teren për të folur për çështjen çame

Po përse? Arsyeja është se po afrohen zgjedhjet dhe çështja çame është vetëm një kartë elektorale për disa vota që mund të mbajnë të kënaqshëm për pushtetin që aktualisht është Edi Rama.

yacht hotel sarande


Çështja Çame nisi lëvizjen në politikēn shqiptare me një shoqatë anëtarët e së cilës u rrahën në kohēn kur protestonin para Parlamentit. Berisha i parë në pushtet e më pas socialistët e Fatos Nanos nuk donin të prishnin marrdhënien me Greqinë. Por PDI partia e krijuar nga pasardhësit e çamëve filloi të mbledhë vota.

Tahir Muhedini

Dhe një forcë të tillë politike nëse nuk e zhduk dot me votë e merr nën kontroll. Në këtë mënyrë ish drejtori i Doganave u bë deputet socialist pasi u vlerësua nga Nano për ndihmën (jo politike) që dha. Ai u bë deputet i PS në Vlorë dhe si një delfin krijoi PDU partinë e dytë çame e cila duke patur ndihmën e pushtetit e duke patur aftësinë proverbiale të çamëve për të bërë tregti krijoi një forcë të re të bashkuar. PDIU.

Artur Dojaka kryetar i Aleanca Popullore me Edi Ramen duke shpallur aleancen

Bashkimi ndodhi dhe me lobimin e biznesmenëve si Artur Dojaka i cili organizoi edhe takimin e themelimit të kësaj force politike e cila sapo erdhi në pushtet në aleancë të majtë nuk kërkoi asnjë institucion që ndihmonte nē zgjidhjen e çështjes çame por institucione ku bëhen lekë. Çfarë shërbimi i bëri çështjes çame IKMT apo Instituti i sigurimeve shëndetësore?!! Lufta për para përçau çamët të cilët krijuan Lëvizjen Çame e me pas Aleanca Popullore një parti që hyri në zgjedhje krah PS ndërsa PDIU ishte bërë me pushtetin, Berishēn. 100 mijë euro u paguan nën dorë në atë kohë në një media për fushatë
Edi Rama për hir të kësaj aleance sulmoi emra me peshë të gjithanshme ne Elbasan të cilët e kërcënuan. Por kohët ndryshojnë shpejt dhe Dojaka nuk ishte më i preferuar i PS por ishin çamët e Elbasanit me liderët e tyre problematikë, ata te Dibrës!! Apo Fierit. Liderët që deri në atë kohë kishin mbledhur vita për partinë çame vendosën të hyjnë vetë në Parlament. Askujt prej tyre nuk ju interesonte çështja çame por vetëm pushteti dhe paratë.

Nga e majta ne te djathte. Aqif Rakipi, deputet i PDIU ne Elbasan. Omer Mamo, deputet i PDIU ne Fier. Shpetim Idrizi kryetar i PDIU. Dashamir Tahiri, deputeti PDIU Vlore, Tahir Muhedini, deputet PDIU Tirane

Pasi ligji i Dekriminalizimit i hoqi, trashguan pushtetin në dinasti.
Së fundmi Shpëtim Idrizi ka dalë në skenë me çështjen çame. Ceremonia në Kllogjer është një ironi e madhe se si një forcë politike që pretendon të përfaqësojë interesat e shqiptarëve të dëbuar nga Greqia e ka kthyer këtë ćështje në folklor për të gënjyer ende disa të moshuar të përmalluar për shtëpinë dhe tokat që nuk i shikojnë dot më. Së fundmi Idrizi është rikthyer ne Kllogjer dhe me siguri ka nisur të paguaje lobuesit që të dalë nëpër ekrane televizive dhe studio sepse zgjedhjet po afrojnë.

Genocidi Çam

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu