Admir Tafilaj, i dënuari tre herë me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Shqiptare, është pyetur nga prokuroria e posaçme SPAK, lidhur me konfliktin që ka pasur brenda në burg Behar Bajri me Genc Tafilaj, vëllain e Admirit.

Pyetja e njërit prej eksponentëve më të njohur të botës së krimit në Shqipëri është bërë në 11 Prill 2024 në ambientet e burgut, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

yacht hotel sarande

Tafilaj, ka konfirmuar dëshminë e Gencit të dhënë disa ditë para tij, duke treguar se shkak i konfliktit me Behar Bajrin është bërë një borxh prej 20 mijë euro, që njerëzit e Beharit në Shkodër kishin mbetur në një nga Pikat e basteve të Dorian Dulit raporton Oranews.

Sipas Admir Tafilaj, ky borxh ka shërbyer dhe si shkëndija e lindjes së konfliktit mes vëllezërve Tafilaj dhe Behar Bajrit, por edhe Dorian Dulit, ku Behari synonte dhe bënte plane të errëta për ti ekzekutuar.

Në dosjen “Metamorfoza” të siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, tregohet qartë se për të ulur gjakrat dhe zgjidhur konfliktin mes dy palëve të njohura në Shkodër, Admir Tafilaj, ka negociuar dhe me vëllain e madh të Beharit, shtetasin Enver Bajri.

Megjithëse përpjekjeve nga burgu i Admir Tafilaj për të pajtuar palët dhe kthyer shumën prej 20 mijë euro dhe negociatat me Enver Bajrin nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Madje Admir Tafilaj i kërkon Enverit që të ndërhyjë dhe zgjidhë këtë konflikt, pasi kjo ka ndikuar që të prishë dhe marrëdhënien e tij me vëllanë, Admir.

Kjo ka çuar palët që edhe kur kanë dalë nga burgu, si Behar Bajri dhe Genc Tafilaj, të mbajnë pozicione të ftohta dhe ti ruhen njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dorian Duli, i cili ka marrë masa për një sulm të armatosur nga Behar Bajri.

Ndër tjera i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili ka konfirmuar konfliktin mes Behar Bajrit dhe Dorjan Dulit si dhe faktin se Behar Brajoviq alias Bajri, ka dashur të vrasë Genc Tafilin dhe Dorjan Dulin.

Njohja mes Admirit dhe Beharit është e hershme, dhe për shkak të kësaj miqësie së bashku kanë qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu