Qindra anëtarë të sindikatave morën pjesë në një tubim kundër politikave ekonomike të qeverisë dhe mungesës së dollarëve amerikanë në vend, në qendër të qytetit La Paz. “Nuk ka vende pune, gjithçka është e shtrenjtë, gjithçka është rritur… Duhet të luftojmë për familjet tona”, thotë 55-vjeçarja Fatima Blanco gjatë protestës.

“Fatkeqësisht, ne nuk jemi një vend industrial dhe ne blejmë gjithçka nga fqinjët tanë, ne blejmë gjithçka nga Europa dhe ata na shesin me dollarë. Fatkeqësisht, ne nuk kemi industri dhe kjo ka bërë që gjithçka të shtrenjtohet” thotë Oscar Aranda, Ekzekutiv i Federatës së Sindikatave në La Paz.

yacht hotel sarande

“Nuk ka naftë që të korrim, fermerët bërtasin, protestojnë dy ditë për të korrur një ditë, kjo nuk mund të jetë. Kjo do të thotë që duhet të punësojmë njerëz, të punësojmë personel. Kimikatet nuk po mbërrijnë, nuk po vjen prodhimi, nuk mund të transportojnë produktin e tyre dhe gjithçka vjen me kosto të lartë dhe jo shumë” shprehet Edgar Alvarez, Zëvendës President Ekzekutiv i Konfederatës së Sindikatave Kombëtare

Që nga marsi 2023, Bolivia po përballet me një krizë të dollarit për shkak të rënies së rezervave valutore dhe frikës për zhvlerësimin e Bolivianos, monedhës kombëtare. Bolivia ka një kurs këmbimi fiks, kështu që në përgjigje të presionit të zhvlerësimit, Banka Qendrore e saj shet valutë të huaj për të mbrojtur vlerën e Bolivianos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu