Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha la të hapur mundësinë për ta dërguar  vendimin e Gjykatës së Apelit, që ja dha vulën e PD-së Rithemelimit, në Gjykatën e Lartë. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se po konsiderohet edhe rekursi.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, Basha tha se “beteja” e tyre nuk ka qenë për vulën e partisë. I pyetur nëse do të krijojë një parti të re, Basha nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se do të marrin vendimin e duhur pas bashkëbisedimit me strukturat.

yacht hotel sarande

Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim me qytetarët dhe pas mbylljes së bashkëbisedimit me ta do të marrim vendimet tona. Nuk do të lëmë askënd jashtë në këtë vendimmarrje. Ka me mijëra demokratë dhe qytetarë që qëndrojnë dhe besojnë për të njëjtat vlera. Kjo betejë kurrë nuk ka qenë as për logo as për vulë. Bashkë me ta do të gjejmë rrugën e duhur për të çuar përpara këtë  vizion për Shqipërinë.

Shqiptarët mendojnë të dinë sesi PD dhe demokratët do të jenë në gjendje ta rrëzojnë këtë qeveri. Nëse përpiqen të na bëjnë pjesë të alibive për të mbajtur në këmbë pazare të reja e të vjetra, ne do përpiqemi me të gjitha forcat për të kundërshtuar këtë. Kemi një përgjegjësi ndaj atyre që këtë betejë e bëjnë për vizionin e  demokratëve, jo për vulë. Jemi në një situatë ku duhen marrë vendime serioze. Në diskutim me të gjithë demokratët dhe shqiptarët, ne do të marrim vendimet e duhura. Është hedhur edhe ideja e rekursit, po konsiderohet, se ka mendime që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj”, tha Basha./rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu