24 orë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e spitalit ku ishte nën survejimin e bluzave të bardha.

Sipas Prof. Arben Gjatës që ishte pjesë e ekipit udhëheqës në ndërhyrjen për hernien inguinale apo siç njihet ndryshe dhjamthi, shëndeti i Kryeministrit ka qenë stabël ndaj dhe u vendos dhe dërgimi i tij në shtëpi.

yacht hotel sarande

Ndërhyrja laparoskopike të mërkurën zgjati rreth 2 orë dhe gjithçka shkoi me sukses sipas mjekëve.

Kryeministri Rama vuante nga shqetësimi i hernies inguinale prej disa kohësh, dhe një gjë të tillë e ka përmendur edhe ai vetë disa herë.

Dhjamthi apo hernia inguinale shkakton tek pacienti fryrje në pjesën abdominale dhe mund të jetë e dhimbshme, veçanërisht kur ai kollitet, përkulet apo ngre ndonje peshë të rëndë.

Edhe para 1 viti e gjysmë në Prill të 2023, Kryeministri Rama iu nënshtrua një operacioni po në QSUT për heqjen e apandesitit akut dhe në atë rast, bluzat e bardha proceduan me metodën e laparoskopisë.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu