Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Lushnjë-Berat.

Një mjet tip “Volkswagen” që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë, në kthesën që kalon këtë zonë.

yacht hotel sarande

Në timonin e veturës ka qenë një 40-vjeçare me inicialet M.Sh., e cila ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mjeti ka përfunduar në kanalin kullues.Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe është nën kujdesin e mjekëve, kurse për nxjerrjen e saj nga makina është dashur ardhja e zjarrfikësve të Lushnjës.

Policia vendore dhe ekspertët rrugorë shkuan në vendngjarje dhe po kryejnë dokumentimin e aksidentit. Ngjarja krijoi edhe trafik të përkohshëm në rrugë.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, me të cilën po lëvizte, teksa pritet përmirësimi i gjendjes së saj shëndetësore, për ta marrë në pyetje dhe po verifikohet dokumentacioni nëse ajo është pronare e mjetit taksi, apo e kishte në përdorim.

Kthesa në fjalë është shumë e rrezikshme, ku edhe barrierat anësore të hekurta janë dëmtuar dhe shqyer nga daljet e shpeshta të makinave nga rruga në këtë segment./report

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu