Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes në Majorca.gina_schumacher

Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher, e blerë në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

yacht hotel sarande

Pritja u ndoq nga anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë vëllain e Michael, Ralf Schumacher.

Gina, e veshur me një fustan të bardhë me dantella të stilit Boho, postoi një foto në Instagramin e saj, ku shfaqej duke u përqafuar me partnerin e saj të ri, tek shkruante: “Përgjithmonë po për ty, po për përgjithmonë”.

Gina dhe Iain, zyrtarizuan lidhjen e tyre pas gati shtatë vitesh lidhje. Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asnjë konfirmim nëse babai i Gina, Michael Schumacher, ishte i pranishëm në dasmë.

Schumacher, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ka mbetur jashtë jetës publike që nga një aksidenti i rëndë me ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze.

Gruaja e tij Corinna ofroi një pasqyrë të rrallë mbi gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix në vitin 2021, tek shprehej: “Më mungon Michael çdo ditë. Por ai nuk më mungon vetëm mua. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi.”/PANORAMASPORT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu